24 Dhjetor 2024

Snapchat parakalon Facebook, 10 miliard vizita në ditë

New York, 4 maj - Boom vizitorësh përsa i përket videove të para në rrjetin social, Snapchat.

Aplikacioni që lindi për shkëmbimin e fotove dhe mesazheve, “përdor dhe fshi” është më e pëlqyera e adoleshentëve.

Sipas faqes Bloomberg, videot e klikuara në Snapchat janë dyfishuar në më pak se 1 vit, duke arritur në 10 miliardë vizita në ditë.

Në muajin Shkurt, shifrat ishin 8 miliardë, thuajse të njëjta me ato të “rivalit” Facebook.

Kompania e cila tashmë është në kulmin e suksesit të saj, nuk e ka fshehur dëshirën që të transformojë videot nga ato në 360 gradë, në video direkte në “livestreaming”.

Sipas Bloomberg, pjesa më e madhe e përdoruesve të Snapchat, e përdor aplikacionin për të bërë video dhe më pas për t’i shpërndarë ato.

Kjo është dhe arsyeja e rritjes së numrit të vizitave, krahasuar 4 miliardë video të para në ditë, një vit më parë.

Por pavarësisht suksesit të madh të kohëve të fundit për Snapchat, shifrat ende flasin për një “luftë” të fituar nga ana e rrjeti social të krijuar nga Mark Zuckerberg, i cili numëron mbi  1 miliardë e 650 milion përdorues, krahasuar me rreth 500 milion të Snapchat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)