Snap Chat së shpejti me produktin e ri, e ka gati dronin
New York, 1 mars - Snap Chat është duke punuar që të sjellë dronin e saj të parë. Kompania e famshme pak javë më parë lëshoi syzet si pjesë e inkorporuara në aparat fotografik.
Droni do të jetë i pari nga kompanitë e rrjeteve sociale të cilat janë në konkurrencë të ashpër ndërmjet vete.
Droni do ti ndihmojë përdoruesit të sigurojnë xhirime në ajër, xhirime të cilat do të bëhen me telekomandë.
Droni thuhet të ketë më shumë karakter argëtues. Për këtë produkt, Snap Chat do të bashkëpunojë me kompaninë e prodhimit të Go Pro, projekt që pritet të kushtojë shtrenjtë.