23 Dhjetor 2024

Smartphonet më të kërkuar

New York, 18 dhjetor - Në një listë të telefonave të mençur më të kërkuar momentalisht në treg ka mbetur jashtë iPhone 4S pasi që ai është “kategori e veçantë” dhe gjithmonë do të jetë i kërkuar dhe i popullarizuar, për këtë nuk ka kuptim të humbasim kohë duke folur për të. 
 
Kompania “HTC” është konkurrent i “Apple-s” dhe “Samsung-ut” dhe qëndron në maje të listës së telefonave të mençur më të kërkuar. Modeli i kësaj kompanie ai HTC Raider 4G është sikur që pritej, Android telefon (vjen me versionin 2.3.4-Gingerbread) për përdoruesit më kërkues. E para që do t’ju bie në sy është dizajni i mrekullueshëm, dhe ekrani i madh HD.

Po, do të pajtohemi se shumica e “HTC” telefonave duken shkëlqyeshëm, por më e rëndësishmja është nën “haubë”.

Procesori të cilin e shfrytëzon është ai dybërthamësh me taktin e punës 1.2 GHz (edhe pse në disa faqe shkruhet se ai është 1.5 GHz por kjo është gabim), 1 GB RAM memorie, dhe 16 GB hapësirë për vendosjen e përmbajtjes suaj. Kjo hapësirë mund të zgjerohet deri në 32 GB, por mendojmë që kjo nuk është e nevojshme.

Raider u ofron ekranin shumë cilësor 4.5 inç (540×960 pikselë). Më tutje, posedon dy kamera. Para-1.3 megapikselë për videobiseda, ndërsa pas kamerë shumë më të mirë-8 megapikselë me rezolucion 3264×2448, me auto-fokus dhe dual-LED blicin. Dimensionet e këtij telefoni janë standarde 128x67x11.2 mm, derisa peshon 177 gramë.

Të përmendim edhe reproduktimin cilësor të muzikës, censorët të shkëlqyeshëm, “photo” thirrjet, Wi-Fi 802.11 b/g/n, microUSB, incizimin e videove cilësore deri në 1080p, radio. E meta më e madhe është bateria e dobët, maksimalisht 5 orë për përdorim të kombinuar: thirrje, internet, muzikë, lojëra.

Samsung Galaxy Note

A është ky telefon i mençur? A është tablo? Jo, ky është hibrid i tablosë dhe smartphone-t dhe është i shkëlqyeshëm! Samsung Galaxy seria ka shumë telefona të mirë, por Note thjeshtë i ka magjepsur shumicën. Dimensionet nuk i ka të vogla (146.9x83x9.7 mm), por kjo nuk është asgjë pasi që ofron vërtetë shumë.

Të nisemi nga ajo që shohim, ndërsa ajo është ekrani i madh 5.3 inç super AMOLED i madhësisë 800×1280 pikselë. Së bashku me të shkon edhe Stylus S Pen, lapsi për punë më të lehtë dhe navigacion nëpër ekran. Ekrani është kulminant dhe nuk duhet të humbisni shumë kohë në të.

Brenda vetë celularit gjendet procesori i bazuar në ARM arkitekturën dhe bëhet fjalë për modelin Cortex-A9, të cilin mund ta gjeni në disa tablo më të dobëta. Natyrisht bëhet fjalë për procesorin dybërthamësh me takt 1.4 GHz. Me 1 GB RAM memorie, ky telefon punon shkëlqyeshëm, por ndonjëherë di të ngadalësohet, pasi që sado që në duket shumë i fuqishëm, problemet ekzistojnë.

Bëhet fjalë për aplikacionet grafike, përkatësisht mundësitë që në Note të vizatoni, shkruani dhe përpunoni fotografi dhe telefoni nuk mund të gjitha këto “t’i përpijë”, por kjo është vetëm një e metë e vogël. Të gjitha aktivitetet tjera kryhen pa asnjë problem. Kamera është e shkëlqyeshme (8 MP, 3264×2448 pikselë, auto fokus, LED blici), mbështet incizimin në 1080 p (24-30 frame), kamera sekondare ajo e parme ka 2 megapikselë që është paksa e parëndësishme, dhe mbështet edhe teknologjinë LTE.

Motorola Droid Razr

Në tregun e telefonave të mençur kohë të gjatë nuk ka pasur “Motorola” edhe tani rikthehen me stil të madh. Brendi “Razr” nuk është i ri, por i është nevojitur diçka që të ngrihet dhe këtë ky celular e arriti. Droid Razr duket fantastik. Ekrani i kësaj pajisjes është super AMOLED. Procesori të cilin e shfrytëzon është Cortex A9.

Është shumë e rëndësishme të përmendet që “Motorola” vjen edhe me procesorin grafik PowerVR SGX540 me qëllim të lëvizjet më të mirë të animacioneve, lojërave dhe të ngjashme. Ky celular është i bazuar në Android 4.0. Ajo që i ka penguar shumicës është bateria e cila është deklaruar si e re, përkatësisht bateri e avancuar e cila sipas tyre mund të durojë mbi 12 orë nëse bisedohet.

Nuk është e vërtetë, përvoja tregon se zgjatë për gjysmë më pak, ndërsa keni parasysh që në prapavijë punon edhe 3G rrjeti, disave edhe Wi-Fi dhe kjo kohë bie edhe për 20 për qind. Të gjitha karakteristikat tjera janë pak a shumë standarde, që nga kamera e deri te internet lidhja (4G).

BlackBerry Torch 9860

Tri modelet e mëparshme janë të bazuara në Android dhe është koha që pak të “hidhemi” edhe në sistemet tjera operative. “BlackBerry” është i shkëlqyeshëm nëse jeni njëri nga ata që tërë ditën diçka punojnë dhe duhet të jeni gjithmonë në lidhje dhe në secilin periudhë të ditës duhet të përgjigjen në e-mail dhe porosi të ndryshme.

BlackBerry Torch është zgjidhje e shkëlqyeshme edhe pse nuk do të keni tastierë fizike (të parë te modelet Curve dhe Bold), po kjo nuk e zvogëlon vlerën e tij. Është prezantuar në gusht, ndërsa në treg arriti që nga tetori i këtij viti. Pse ta blini këtë celular? Tashmë thamë se ky telefon është dedikuar për grupin e caktuar të përdoruesve (ata që telefonin nuk e shfrytëzojnë vetëm për 3 aplikacione dhe luajtjen e lojërave në autobus), dhe së bashku me këtë edhe sistemi operativ BB 7 është i shkëlqyeshëm.

Ndoshta nuk i ka në dispozicion me dhjetëra mijëra aplikacione, por i ka ato që janë të domosdoshme dhe të cilat u janë të nevojshme për punë në lëvizje. Më tutje këtu është edhe hardueri i shkëlqyeshëm-CPU QC 8655 me 1.2 GHz, 768 MB RAM memoria, ekrani 480×800 pikselë, 3.7 inç, kamera 5 MP, 2592х1944 pikselë që mundëson incizimin në cilësinë 720p. Ajo që na dëshpëroi pak është mungesa e mbështetjes për 4G rrjetin dhe hapësira e vogël në vetë pajisjen (< 3 GB).

HTC Titan

Për fund, do të ishte e ndershme ta përfundojmë këtë tekst me pajisjen e cila momentalisht është më i popullarizuari nga “HTC”, ndërsa nuk është i bazuar në Android. Po, bëhet fjalë për Windows Phone, më saktë versionin 7.5 Mango. Me rastin e bërjes së këtij modeli, kemi dëgjuar emërtime të ndryshme (si HTC Eternity, HTC Bunyip, HTC Ultimate), por emri Titan i përshtatet më së miri.

Te Titan-i për herë të parë shfrytëzohet CPU 1.5 GHz Scorpion, i bazuar në “chipset-in” Qualcomm MSM8255. Është treguar i mirë, por për këtë takt punues, ndoshta kemi pritur performanca pak më të mira. GPU është Adreno 205 për të cilin nuk kemi mendimin më të mirë, por për “WP” është edhe më shumë se i mirë.

Për ata që nuk e dinë, “WP” është shkëlqyeshëm i optimizuar dhe celularët e bazuar në këtë sistem operativ punojnë në themel më mirë se Android-ët me kusht që të kenë gati harduer identik. Ajo që nuk ka pëlqeu as neve e as shumicës është sasia e RAM memories me të cilën vjen kjo pajisje, dhe kjo është 512 MB. Ky telefon i ka edhe karakteristika të tjera që janë tashmë të njohura për telefona të këtillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)