Skype, vazhdojnë problemet
New York, 24 dhjetor - Skype pranoi se vazhdojnë problemet të cilat pengojnë miliona përdorues të tij që të kenë akses në këtë shërbim komunikimi.
Inxhinierët tanë dhe ekipi i operatorëve po punojnë pa pushim për të rikthyer gjërat në normalitet, shkruan ndërmarrja në Twitter.
Po punohet për zgjidhjen e problemit, por disa shërbime si videothirrjet në grup kërkojnë kohë që të rikthehen në normalitet, u shpreh dje zëdhënësi i Skype, Peter Parks.
Skype është një shërbim komunikimi shumë popullor nëpërmjet internetit.