Skype me aplikacion të ri
New York, 13 gusht - Gjatë muajit të kaluar Microsoft hodhi në treg aplikacionin Skype për përdorim biznesi. Ky aplikacion ishte për përdorim vetëm nga aparatet celularë të Windowsit.
Ndërsa tani, kushdo që është i interesuar për ta pasur një aplikacion të tillë në aparate iOS apo Android, nuk do të presë shumë kohë.
Që kur hodhi në treg versionin biznes për celularë të Windowsit, Microsofti ka njoftuar se kanë hedhur për testim një version paraprak të Skype për bizneset për pajisjet me sisteme operimi iOS apo Android.
Për të gjithë ata që po e dëgjojnë për herë të parë këtë term Skype për Bizneset, është thjesht një version i përmirësuar i Lync 2013, një mjet i mesazheve të çastit i dizajnuar për sipërmarrjet. Ndryshimi është se ka ardhur duke u përmirësuar ndjeshëm dhe është përshtatur për tiu bashkëngjitur Skype.
Çfarë është Skype për Bizneset? Ky aplikacion do të ketë një panel ku mund të aksesohen të gjitha kontaktet, por do të përfshijë edhe takimet e radhës dhe momentet për tu kujtuar. Edhe situatat In-Call (gjatë thirrjeve) apo In-Meeting (gjatë takimeve) janë përmirësuar në mënyrë që të jenë më të lehta për përdorim dhe navigim, së bashku me videon që do të zërë të gjithë pamjen e ekranit të celularit tuaj.