23 Dhjetor 2024

Skype do të publikojë reklama gjatë bisedave

New York, 21 qershor - Sado që të jetë i popullarizuar dhe i shfrytëzuar, Skype për shkak të natyrës së vet kryesisht me sukses ishte shmangur nga mundësia që të bëhet pulë e artë për pronarët e vet.

Në të vërtetë, krijuesit e tij kanë fituar nga shitja e kompanisë (minus teknologjive) tek eBay, i cili tani pataten e nxehtë ia hodhi Microsoftit, por asnjëri prej pronarëve sekondarë deri tani nuk është pasuruar me VoIP servisin e popullarizuar.

Microsofti dëshiron ta ndryshojë këtë. Në blogun zyrtar pronari ri ka paralajmëruar futien e reklamave të “bisedave” të cilat do të lëshoheshin gjatë bisedave, kur shfrytëzohet paraqitja 1:1 e bashkëbiseduesit, edhe pse nuk është e qartë se si do të funksionojë kjo në telefonat gjithnjë e më të popullarizuar.

Tani për tani kjo strategji do të përdoret në 55 tregje dhe vetëm për shfrytëzuesit të cilët nuk kanë kredit të paguar. Është interesant që ekspertët e Microsoftit shpresojnë që reklamat do t’u mundësojnë “shfrytëzuesve që të shohin përmbajtje të cilat do të bëhen tema shtesë për biseda, relevante për ta dh do t’ua tërheqin vëmendjen për brendet unike lokale”.

Shfrytëzuesit do të kenë mundësinë që të shkyçen nga seleksionimi i reklamave në bazë të pozitës së tyre gjeografike, që përzgjedhja e reklamave të jetë sa më e nduarnduarshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)