Skype blen GroupMe
Luksemburg, 24 gusht - Përmes integrimit të mundësisë GroupMe dhe teknologjive të kompanisë Qik, Skype mëton që shfrytëzuesve tu ofrojë disa mënyra komunikimi në platforma të ndryshme.
Skype ka paralajmëruar vendimin për blerjen e shërbimit GroupMe i inspiruar nga konferenca e vjetshme TechCrunch Disrupt Hackathon.
Ky shërbim mundëson dërgim grupor të porosive, këmbim të fotografive dhe kryerje të bisedave, konferencave dhe është në dispozicion për iPhone, Android, BlackBerry dhe WP7.
Shtimi i mundësisë së komunikimit grupor më të thjeshtë plotëson shkëlqyeshëm shërbimet ekzistuese të bisedave audio dhe video të Skype, thekson CEO i Skype, Tony Bates.
Selia e themeluesit të GroupMe dhe rreth 20 të punësuar mbesin akoma në New York si kompani më vete. Skype nuk ka publikuar detajet rreth transaksionit, madje as shumën.