Sistemi i Informatave Kadastrale nuk po punon
Prishtinë, 16 gusht - Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se nga dita e djeshme, sistemi për printimin e çertifikatave të pronës SIKTK, nuk është duke punuar.
SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.
Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar Agjensionin Kadastral të Kosovës për problemin e paraqitur dhe jemi në pritje të rregullimit të tij nga ky Agjension.
Komuna i ka bërë thirrje qyetarëve që për informata shtesë të kontaktojnë Agjensionin Kadastral të Kosovës AKK.