Siria ndalon përdorimin dhe importimin e iPhone
Damask, 8 dhjetor - Autoritetet shtetërore siriane kanë ndaluar përdorimin e telefonave iPhone dhe importimin e tyre për qëllim kufizimin e informacioneve që dalin jashtë vendit.
Ky lajm i raportuar nga BBC News thotë se qeveria siriane e ka ndërmarrë një aksion për këtë qëllim dhe kërkon të ndalojë edhe publikimin e fotove apo videove të marra nga dhuna që po zhvillohet muajt e fundit në këtë shtet.
Qeveria siriane ka deklaruar sipas BBC se të gjithë ata persona që do të kapen në rrugë me një iPhone në dorë apo edhe telefona të tjerë të këtij lloji do të vihen para drejtësisë.