23 Dhjetor 2024

Shumica e njerëzve hynë në internet pa asnjë arsye

New York, 19 dhjetor - Një studim amerikan ka zbuluar se shumica e njerëzve në mbarë botën, hynë në internet pa ndonjë arsye të veçantë.

Ata e përdorin kompjuterin apo telefonin e tyre për të hyrë në Facebook, Twitter dhe për të kontrolluar E-mailin, por nuk kanë arsye, këtë e bëjnë thjeshtë për të hargjuar kohë dhe për tu dëfryer.

Raporti i lëshuar nga Pew Research Centre’s Internet dhe American Life Project, vërteton se në çdo ditë të caktuar, 53 për qind prej 18 deri në moshën 29 vjeçare hynë në internet pa ndonjë arsye të veçantë.

Në përgjithësi, 58 për qind e të rriturve kanë thënë se ata e përdorin internetin për të kaluar kohën apo për tu argëtuar të paktën disa herë në ditë.

Anketa që e përmblodhi këtë studim mori në pyetje rreth 2.260 të rritur në SHBA, dhe shumica e tyre nuk e kanë përcaktuar internetin si “fun”.

Për shembull, leximi i blogjeve, portaleve dhe thashethemeve, shikimi i fotove, videove interesante është kënaqësi për disa, por ka edhe të tjerë që internetin e përdorin për hulumtime serioze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)