Shtohen katër domenët e parë në alfabetë jolatinë
New York, 24 tetor - Agjencia, e cila i rregullon adresat e internetit ka bërë të ditur se ka shtuar katër domenët e parë në një alfabet jolatin, në histori të internetit.
Presidenti i Koorporatës së Internetit për Emrat dhe Numrat, e ka komentuar këtë zhvillim si ndryshimin më të madh që prej ekzistencës së internetit.
Katër domenët e rinj përfshijnë fjalën kineze lojë, fjalën arabe web dhe fjalët ruse online dhe faqe.
Këta katër domenë të shkruar në alfabetin jolatin, të cilët pritet të pasohen edhe nga të tjerë të ngjashëm, iu bashkohen rreth treqind domenëve ekzistues në botën e internetit.