20 Prill 2025

Shqipëria prezanton portalin e shërbimeve online E-Albania

Tiranë, 20 maj - Qeveria shqiptare prezantoi të martën portalin unik të shërbimeve E-Albania, që u jep mundësinë të gjithë qytetarëve dhe biznesit të përfitojnë shërbime publike online.

Kryeministri Rama u shpreh se në kryeqytet do të krijohet një qendër tregtare shërbimesh online, e cila do t\'u ofrojnë ndihmë qytetarëve.

Në veprimtarinë \"Shqipëria e Internetit\", kryeministri Rama theksoi rëndësinë e këtij projekti të financuar nga Banka Botërore.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se ky është një projekt avangard, që do t\'i vijë në ndihmë qytetarëve për të marrë një sërë shërbimesh, në një vend, pa harxhuar kohë e duke ulur koston.

Portali E-Albania u publikua fillimisht ditën e përvjetorit të pavarësisë, tani numri i shërbimeve elektronike ka arritur në 150.

Në portal janë mbi 600 shërbime informeuese për procedurat, dokumentacionin dhe vendodhjen e marrësit të shërbimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)