24 Dhjetor 2024

Shkrepësja në hambar, 25 vjet nga www

Cern, 7 gusht -  Rrjete kompjuterike globale sigurisht që ekzistojnë prej më shumë se 25 vjetësh. Që në vitet 1960 kompjuterat në SHBA këmbenin të dhëna mes tyre përmes linjave telefonike.

Serveri i parë dhe faqja e parë e internetit (web site), që përdorën standardin e zakonshëm sot \"Hypertext Transfer Protocol\" (http), dolën online për herë të parë pak përpara Krishtlindjeve të vitit 1990 në Qendrën Kërkimore Bërthamore Evropiane, CERN në Zvicër.

Ky zhvillim është meritë e fizikantit britanik Tim Berners-Lee, i cili punonte në atë kohë në CERN. Ai ishte autor i faqes Po ashtu ai zhvilloi edhe browser-in e parë dhe standardet themelore si protokollin e transmetimit dhe gjuhën e programimit HTML.

Fillimisht qasje në këto risi kishin vetëm shkencëtarët që punonin në CERN. Më 6 gusht 1991 Berners-Lee e prezatoi konceptin e përgjithshëm të World Wide Web (WWW) në disa grupe lajmesh on-linë, ndër ta edhe alt.hypertext. Kjo datë konsiderohet tani si data kur www u vu në dispozicion të publikut. Kështu pra lindi interneti, që njohim ne sot.

Heqje dorë nga paratë e mëdha



 Berners-Lee nuk pranoi ta patentonte dhe komercializonte konceptin e tij dhe bëri të mundur në këtë mënyrë përhapjen e shpejtë dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij. \"Atë që bëra unë, mund ta kishte bërë kushdo\", thotë babai i WWW sot. \"Ideja e për ta bërë publike World Wide Web, ishte sikur të hidhje një shkrepëse në një hambar plot me kashtë. Web-i është përhapur, për shkak se shumë individë kanë ndihmuar fuqishëm për përhapjen e tij.\"

Shpesh atë e pyesin nëse nuk është i zhgënjyer që interneti është bërë kaq komercial. Berners-Lee nuk mendon në këtë mënyrë: \"Interneti duhet të jetë një hapësirë universale - aty nuk mund të përjashtojet ndonjë fushë. Ka shumë që më pyesin: a nuk jeni të zhgënjyer që në internet përhapen kaq shumë marrëzi, por askush nuk është i detyruar që t\'i lexxojë të gjitha. Interneti është në tërësi vetëm një pasqyrim i jetës. \"

Gjëja më e natyrshme

Të pasurit e një faqeje interneti është bërë sot pothuajse një gjë e natyrshme. Shoqata gjermane e IT Bitkom thotë se 86 për qind e sipërmarrjeve me më shumë se dhjetë të punësuar kanë faqen e tyre të internetit. Nga kompanitë e vogla me më pak se dhjetë të punësuar 43 për qind nuk janë të përfaqësuara në rrjet. \"Në të gjithë botën internetin e përdorin më shumë se tre miliardë vetë. Ka edhe shumë individë që kanë faqen e tyre në internet,\" thotë drejtori ekzekutiv i Bitkom-it Bernhard Rohleder.

Prapashtesa më e përhapur në adresat e internetit është \".com\" me 120 milionë adresa të regjistruara. Ndër adresat me domain që i referohet vendit, adresat me \".de\" kapin një shifër prej 16 milionë dhe renditen në vendin e dytë pas atyre me \".cn\" për Kinën.(dw)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)