Shkencëtarët planifikojnë të nisin kafshët drejt kozmosit të largët
Moskë, 23 maj - Shkencëtarët janë duke planifikuar krijimin e një aparati kozmik për lëshimin e kafshëve në kozmosin e largët, njoftoi kërkuesi kryesor shkencor i Institutit të Problemeve Biomjekësore të Akademisë ruse të Shkencave, Eugjeni Ilin.
\"Ne po përpiqemi të konstruktojmë një aparat kozmik me përmasa të vogla që mund të lëshohet në një orbitë shumë të lartë me distancë maksimale prej 200.000 km, por me kthim të detyrueshëm në Tokë\", - tha shkencëtari.
Siç theksoi Eugjeni Ilin, nëse Agjencia Federale Kozmike e Rusisë - \"Roskozmos\" - do të marrë vendimin për zhvillimin e një aparati të tillë kozmik, për krijimin e tij, si dhe për përgatitjen e aparaturave dhe programit, do të nevojiten nga 3 deri në 5 vjet.