Shkencëtarët arritën tek bota e ëndrrave
Tokio, 25 tetor - Shkencëtarët japonezë arritën të zhvillojnë një teknologji të re që lejon përcaktimin me një përpikëri deri në 80% të përmbajtjes së ëndrrës së njeriut.
Specialistët konfirmojnë se teknologjia është e aftë të identifikojë praninë e këtij apo atij objekti në ëndërr, për shembull - \"njeri\", \"grua\", \"kompjuter\", \"makinë\" etj.
Zbulimi është bërë në laboratorin e neurologjisë kompjuterike në Kioto. Në eksperiment morrën pjesë tre vullnetarë. Me ndihmën e tomografit shkencëtarët vunë re se disa objekte shkaktojnë impulse rreptësisht të përcaktuara nervore, çka ishte dhe çelësi për parashikimin e ëndrrave.