Shkenca kosovare përfaqësohet në konferencën për menaxhim strategjik
Bor, 2 qershor - Konferenca e majit për Menaxhim Strategjik, organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë në Bor, mblodhi këtë vit një numër të madh të ekspertëve në menaxhimin nga vende të ndryshme të botës.
Në kuadër të konferencës dy ditore u mbajt Simpoziumi, në të cilin u paraqiten me punimet e tyre studiues nga Serbia dhe vendet e tjera evropiane.
Në mesin e këtyre studiuesve të shquar me punimin e vet u prezantua edhe studiuesja nga Kosova, Xhenana Azizi М.Sc..
Studiuesja nga Kosova, Xhenana Azizi, deri më tani ka marrë pjesë në: Тhird International Scientific conference Contemporary management challenges and the organizational sciences në Manastir të Maqedonisë të mbajtur më 24-25 tetor 2014, me punimin: CHANGE MANAGEMENT AND MAINTENANCE OF CONFLICT AS A CONSEQUENCE OF CHANGES.
Mandej, në Forth international scientific conference në Bansko, Republic of Bulgaria 17-19 prill 2015, me punimin:THE IMPORTANCE OF IMPLEMENTING ENTERPRISE RISK MANAGEMENT.
Ndërsa në International May Conference on Strategic Management - IMKSM 2015, e mbajtur më 29-31 maj 2015, në Bor të Serbisë, paraqiti me plot sukses punimin e sajë; DEALING WITH RISK MANAGEMENT IN SMALL AND MEDIUM ENTERPRISES.
Vlen të përmendet se Xhenan Azizi, në Bor u pranua shumë mirë, në mënyrë të barabartë me gjithë pjesëmarrësit tjetër nga vendet tjera evropiane, ku përfaqësoj shtetin e vet me flamurin e Republikës së Kosovës.
Konferenca Ndërkombëtare e majit për Menaxhimin Strategjik, të cilin Fakulteti Teknik i Borit e organizon për herë të 11-të me radhë në Bor ka tubuar këtë vit ka shumë ekspertë nga institucionet e njohura të arsimit të lartë nga brenda dhe jashtë Serbisë për të studiuar shkencën e menaxhimit.
Që kur para katër viteve kjo konferencë mori tretman ndërkombëtar, numri i pjesëmarrësve është rritur dukshëm, që ka rëndësi të madhe jo vetëm për shkëmbimin e përvojave, por edhe për inkurajimin për hulumtime të mëtejshme shkencore.
Prof. Dr. Ivan Mihajloviq, kryetar i Komitetit Organizativ të konferencës thotë:
\"Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është fakti se Konferenca është radhitur në rang botëror, ndërsa në këtë vit ka më shumë se 200 ekspertë nga Serbia, Brazili, Shtetet e Bashkuara, Finlanda, Kosova dhe do të prezantohen rreth 100 punime shkencore\", transmeton rtvbor.