22 Dhjetor 2024

Shkatërrohet rrjeti më i madh i hakerëve në botë

Madrid, 4 mars – Policia spanjolle shkatërroi rrjetin më të madh të hakerëve në botë, i cili ka infektuar 13 milionë kompjuterë në mbarë botën, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar tre persona.

Hakerët i kanë infektuar kompjuterët e personave fizikë nga të gjitha pjesët e botës, duke ua vjedhur të dhënat nga kartelat kreditore, emrat e shfrytëzuesve, parullat apo informat tjera të besueshme.

I ashtuquajturi rrjetë Mariposa për herët të parë është zbuluar në maj të vitit 2009 nga firma shtetërore kanadezë për mbrojtjen e informatave.

Tre të arrestuarit janë shtetas spanjollë të moshës prej 25 deri 31 vjeçe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)