Shitjet elektronike kalojnë shifrën e 1000 miliardë dollarëve
New York, 12 janar - Shitjet e produkteve elektronike në mbarë botën kanë arritur një kuotë rekord, e cila flet për një shifër rreth 1 mijë miliard dollarë dhe kjo vetëm gjatë vitit 2011.
Sipas parashikimeve, kësaj shifre do t'i shtohen dhe shumë shitje të tjera që do të arrijnë në një kuotë prej 1,4 trilionë gjatë vitit 2012.
Diçka e tillë do të vijë si rrjedhojë e shpërthimit të tabletave në treg.
Janë vlerësime të cilat janë kryer nga CEA, organizata industriale e elektronikës, që janë shpërndarë për CES në Las vegas.
Shitjet botërore të cilat kanë arritur kuotën e 983 miliardë dollarësh në 2011, janë rritur kryesisht nga tregjet e vende në zhvillim, si Kina apo India.