Shitja e Samsung Galaxy S6 do të fillojë në prill
Ndërsa të gjithë sytë e fansave të telefonave të mençur janë kthyer kah ngjarja në të cilën do të prezantohet Samsung Galaxy S6 këtë fundjavë, raportet e reja që vijnë nga India kanë sugjeruar se për ta poseduar një Samsung Galaxy S6 duhet pritur deri në javën e dytë të muajit prill.
Sipas Rrjetit të Transmetimit indian që citon një burim anonim brenda Samsung thuhet se Samsung Galaxy S6 do të paraqitet në treg vetëm gjashtë javë pas zbulimit zyrtar të telefonit në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.
Edhe pse nuk është përmendur asnjë datë specifike, nëse Samsung Galaxy S6 do të shfaqet për shitje në javën e dytë të prillit, atëherë i bie që telefoni më i ri i Samsung të jetë në raftet e shitësve me pakicë më 10 prill, së paku.
Dhe deri atëherë, sigurisht se do të kemi shumë vlerësime të përdoruesve që do ta kenë rastin ta provojnë telefonin e shumë-pritur.
Vitin e kaluar, Galaxy S5 ishte lëshuar në nivel global, ose në më shumë se 150 vende të ndryshme të botës, më 11 prill.