25 Dhjetor 2024

Shitja e iPhone-ve bie për herë të parë

New York, 27 janar - Apple ka raportuar rritjen më të ngadalshme në shitjen e iPhone-ve, që nga lansimi i produktit në vitin 2007 dhe ka paralajmëruar se shitja do të bie për herë të parë në këtë vit.

Gjiganti amerikan i teknologjisë ka shitur 74.8 milionë iPhone në tremujorin e parë fiskal, krahasuar me 74.5 milionë, një vit më parë.

Apple ka thënë se të ardhurat për tremujorin e ardhshëm do të jenë midis 50 dhe 53 miliardë dollarë, çfarë do të thotë më pak se 58 miliardë dollarë, të raportuar për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shitjet e iPhone-ve përbëjnë 68 përqind të të ardhurave të kompanisë për periudhën e caktuar.

Shefi financiar i Apple, Luca Maestri, ka thënë se kompania është duke vepruar në “një mjedis shumë të vështirë makroekonomik”.

Ai ka fajësuar pjesërisht forcimin e dollarit amerikan për shitjet e ngadalshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)