Shiten 4 milion iPhone 4S
New York, 18 tetor - Për vetëm tre ditë pas paraqitjes së saj iPhone 4S është shitur në më shumë se 4 milion kopje, informojnë prodhuesit e Apple.
A ndikoi në këtë gjë edhe vdekja e Steve Jobs apo iPhone ka shkaktuar vet një revolucion nuk mundet të konstatohet.
Shitja e iPhone 4S nisi në shitoret në Japoni, Australi, Francë, Britani, Gjermani, Kanadë dhe SHBA, ndërsa në 24 orët e para pas promovimit të modelit, Apple kanë marrë më shumë se një milion kërkesa online nëpërmjet dyqanit të tyre në internet.
Me këtë është kaluar rekordi prej 600,000 kërkesave online që i bëri iPhone 4 pas promovimit të tij.