Shërbimi i Google - Street View edhe në Gjermani
Hamburg, 11 gusht - Koncerni i internetit Google do të startojë në Gjermani me shërbimin Street View deri në fund të vitit të ardhshëm.
Oferta do të vlejë fillimisht për 20 qytete nga Mynihu deri në Hamburg, siç njoftoi koncerni në Kaliforni.
Ndërkohë qiramarrës dhe pronarë shtëpish mund të paraqesin me shkrim refuzimin e tyre.
Ndërtesat përkatëse do të bëhen të paidentifikueshme nga ana e Google-it.
Për këtë procedurë është rënë në ujdi me të ngarkuarin për ruajtjen të dhënave në Hamburg, bëri të ditur zëdhënësi i Google-it në Gjermani.
Qytetarë dhe vendimmarrës në nivel vendor i tremben keqpërdorimit të ofertës Street View nga kriminelët.