26 Dhjetor 2024

Shënohet Dita e Sigurisë në Interneti

Prishtinë, 10 shkurt - Me rastin e ngjarjes së dytë për “Ditën e Internetit më të Sigurt”, e cila do të kremtohet në mbarë botën sot, Qendra për Arsim e Kosovës do të organizojë një konferencë për të ngritur vetëdijesimin dhe për të promovuar përdorimin më të sigurt dhe më përgjegjës të teknologjisë në internet, veçanërisht në mesin e fëmijëve dhe të rinjve.

Kjo ngjarje është pjesë e projektit të financuar nga BE \"Mbrojtja e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet\", e cila është zhvilluar në kuadër të një “Plani Strategjik për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet” dhe “Udhëzimet për sigurinë në internet”, dhe do të prezantohet në praninë e palëve të interesit të projektit, përfshirë agjencitë qeveritare, shoqërinë civile dhe industrinë e TI-së.  

Kjo ngjarje do të hapet nga Gaby Hagmüller, Udhëheqës i Ekipit për Zhvillim Social në Zyrën e BE-së në Kosovë, nga përfaqësuesit e Zyrës për Qeverisje të Mirë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe organizata “Save the Children”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)