SHBA tërheqë nga tregu Samsung Galaxy Note 7

Washington, 16 shtator - Komisioni i Sigurisë i Produkteve të Konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga tregut të Samsung Galaxy Note 7.
Sipas njoftimit deri tani preken afro 1 milion telefona në Shtetet e Bashkuara.
Konsumatorët mund të marrin një telefon të ri duke filluar nga java e ardhshme ose kompensimin direkt nga Samsung.
Sipas autoriteteve amerikane afro 97 për qind e telefonave të shitur në Shtetet e Bashkuara kualifikohen për ndërrim dhe kompensim.
Javën e kaluar Samsung tha se ishte i detyruar t\'i tërhiqte nga tregu nga frika e shpërthimit të baterisë gjatë ngarkimit.