SHBA: Sulmi në Sony, çështje serioze për sigurinë kombëtare

Washington, 19 dhjetor - Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë sulmin kibernetik ndaj kompanisë filmike Sony Pictures si çështje serioze për sigurinë kombëtare.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Uashingtoni beson se sulmi ka qenë vepër e një aktori të sofistikuar, por nuk ka prauar të thotë se Koreja e Veriut është përgjegjëse.
Sony ka anuluar publikimin e filmit The Interview, një komedi për liderin verikorean, pas kërcënimeve nga hakerët.
Duke iu referuar sulmeve të 11 Shtatorit, hakerët kanë thënë se bota do të jetë e mbërthyer nga frika, nëse filmi publikohet.
Hakerët tashmë kanë publikuar informacione të ndjeshme të ruajtuara në kompjuterët Sony.