SHBA, Shtypi i shkruar kërcënohet nga interneti
New York, 2 mars Gazetat e shkruara që shpërndahen në versionin print, raportuan vështirësi financiare në Britani dhe SHBA ndërsa studimet tregojnë.
se lajmet online janë më të preferuara sesa informacioni i servirur në mënyrën tradicionale me gazetat e mëngjesit apo të mbrëmjes.
Sipas studimeve më të fundit, lajmet online janë tani në mënyrën më të përhapur të informimit pas edicioneve informative që transmetohen në TV.
Gazetat në SHBA dhe Britani të Madhe po kalojnë vështirë financiare, shume prej tyre po shqyrtojnë mundësinë për vendosjen e pagesës për lajmet e tyre online.
Studimi tregoi se faqet e Google Neës dhe AOL ishin më të përdorurat, së bashku me sitet e CNN dhe BBC, thuhet nga të dhënat e studimit.
Sipas tij, 61 % e lexuesve të anketuar marrin lajmet e tyre online në një ditë të zakonshme, krahasuar me 78 % të personave që informohen nga kanalet lokale të lajmeve dhe 71 % nga një rrjet televizive kombëtar si NBC apo kanalet kabllore si CNN e Fox Neës.
Studimi tregoi se mbi 70 për qind e të anketuarve konsultojnë të njëjtat informacione duke i marrë nga faqe të ndryshme internet të profiliziara në këtë fushë.