26 Dhjetor 2024

SHBA: Shkencëtarët projektojnë orën më të saktë në botë

Washington, 24 gusht - Fizikantët amerikanë njoftuan dje krijimin e një ore atomike eksperimentale më të saktën në botë, që mund të ketë luhatje prej të paktën një sekondë në 13,8 miliardë vjet, që përkon me moshën e universit.

 \"Kjo orë funksionon me atomet iterbium, një element i rrallë në tokë dhe me lazer, që mundësojnë rregullsinë e lëvizjes së akrepave dhjetë herë më saktë se orët atomike ekzistuese\", theksuan fizikantët.

\"Ky zbulim i madh në fizikë paraqet jo vetëm saktësinë e matjes së kohës universale, por edhe GPS-in si dhe një sërë sensorësh të forcave të ndryshme të tilla si graviteti, fusha magnetike dhe temperatura\", deklaroi Andrew Ludlow, një fizikant i National Institute of Standard and Technology (NIST) si dhe një nga bashkautorët kryesorë të revistës amerikane, \"Science\".

\"Ky është një hap i rëndësishëm në evolimin e orave atomike të gjeneratës së ardhshme aktualisht në zhvillim\", u shpreh ai.

Ashtu si të gjitha orët, ato atomike masin kohën duke u bazuar në kohëzgjatjen e një sekonde, që korrespondon me një fenomen fizik, që ndodh rregullisht.

Ndërsa orët mekanike përdorin lëvizjen e lavjerrësit për të llogaritur kohën, orët atomike janë të bazuara në frekuencë gjithnjë konstante të dritës për vibrimin e një atomi ceziumi.

Fjala e fundit e teknologjisë së orëve atomike bazohet në 10 000 atome iterbium të kaluara në procesin e ftohjes mbi zeron absolute (- 273,15 gradë Celsius). Këto atome janë bllokuar në puse të krijuara me rreze lazer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)