SHBA: Paditen 13 hakerë të grupi Anonimët
Washington, 4 tetor - Një juri federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka paditur 13 anëtarë të dyshuar të një grupi hakerësh të njohur si Anonimët.
Padia i akuzon këta persona, të cilët jetojnë që të gjithë në SHBA, për sulmet ndaj kompanisë Motion Picture Association of America, dhe disa kompanive të tjera, në periudhën shtator 2010 janar 2011.
Ata akuzohen se kishin sulmuar web faqet e këtyre kompanive duke përdorur si mekanizëm një rritje të qarkullimit në internet që kishte dërguar deri në mbylljen dhe mosfunksionimin e tyre.
Anonimët janë një grup hakerësh të cilët njihen për bindjen e tyre se të gjitha të dhënat e botës duhet te jenë të çasshme pa pagesë dhe për të gjithë pa dallim.