SHBA me sistem që identifikon vendin ku është marr foto
Washington, 3 gusht - Spiunët amerikanë janë duke zhvilluar një teknologji që do të lejojë kompjuterat për të përcaktuar vendin në të cilin është marrë një foto e caktuar.
Sistemi do të përdoret nga ushtria për të gjetur terroristët të cilët janë fshehur në rajonet e largëta, thanë ekspertët.
Fotot e shënjestrës do të skanohen në një kompjuter që brenda disa sekondash do të tregojë zonën e saktë të vendodhjes së një terrosisti.
Teknologjia futuristike do të revolucionarizonte mënyrën se si terroristët shënjestrohen nga CIA dhe agjencitë e tjera qeveritare. Por është pranuar se një teknologji e tillë mund të mos jetë e disponueshme para 2016-ës.