ShBA lëshon në orbitë një satelit të ri zbulues
Kaliforni, 25 shtator - Agjencia Kombëtare e Zbulimit të SHBA-ve (NRO) ka lëshuar në hapësirë një satelit zbulimi nga Kalifornia.
Raketa “Atlas 5” e cila mbante satelitin “NROL-42”, dje mbrëmë u nis nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kalifornia.
Zyrtarët nuk dhanë informacione lidhur me misionin apo orbitën e satelitit zbulues.
Satelitët e NRO-së kanë misione të shumta si mbledhja e informacioneve për sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe identifikimin e efekteve të fatkeqësive natyrore.