ShBA krijon superkompjuterin më të fuqishëm në botë
New York, 10 qershor - Laboratori Kombëtar "Oak Ridge" në varësi të Ministrisë amerikane të Energjetikës shpalli ditët e fundit prodhimin e një superkompjuteri të quajtur "Summit", që ka aftësinë llogaritëse "më të fuqishme në botë".
Laboratori Kombëtar "Oak Ridge" tha se superkompjuteri "Summit" mund të arrijë një numër maksimal prej 200 000 trilionë llogaritjesh në sekondë.
Më përpara, superkompjuteri i Kinës "Sunway TaihuLight" zinte vendin e parë me një kapacitetet maksimal prej 125 000 trilionë llogaritje në sekondë.
Ministri i Energjetikës i ShBA-së Rick Perry tha se superkompjuteri "Summit" do të ketë ndikime të mëdha në studimet për energjinë, kërkimet shkencore, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe sigurinë kombëtare.