27 Dhjetor 2024

SHBA krijon një kompjuter kuantik

Uashington, 5 janar - Agjencia Kombëtare amerikane e Sigurisë (NSA) po përpiqet të krijojë një kompjuter kuantik, që të mund të çkodojë çfarëdolloj kodi sigurie”, sipas gazetës “Washington Post”, e cila citoi sot disa dokumente të publikuara nga ish-këshilltari Edward Snowden.

Sipas këtyre dokumenteve, NSA-ja ka investuar për krijimin e një kompjuteri me një fuqi përllogaritëse të tillë që të mund të thyejë shumë shpejt kode informatike, që ruajnë sekrete bankare, mjekësore, informacione qeveritare ose të botës së biznesit.

Në një kompjuter klasik, informacioni ruhet në “bit” dhe për pasojë është binar, pra është me vlerë një ose zero.

Kur flasim për një “bit” kuantik, ai është njëkohësisht edhe një edhe zero, një cilësi që në një kompjuter do të mundësonte përllogaritje me një shpejtësi të jashtzakonshme dhe do të ishte i aftë të thyente kode klasikë të sigurisë nga më komplekset.

Por, sipas ekspertëve, është ende shumë herët që të themi se kur mund të krijohet një kompjuter kuantik dhe shumë dyshojnë që NSA-ja të jetë duke e arritur këtë gjë krejt vetëm.

“Është e pamundur që NSA-ja të jetë kaq shumë më përpara në këtë projekt në raport me ndërmarrjet civile dhe pa e ditur askush”, ka thënë për të përditshmen “Washington Post”, Scott Aaronson, i Institutit të Teknologjisë së Massachusetts.

Përsa i përket NSA-së, ende nuk është prononcuar për këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)