ShBA-ja reagon ndaj taksës franceze për gjigantët e internetit
Washington, 28 nëntor - Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë do të njoftojë veprimin e propozuar në lidhje me hetimin e taksës franceze për gjigantët globalë të internetit.
Sipas një deklarate zyrtare, institucioni është në procesin e përfundimit të hetimit, sipas seksionit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974.
ShBA-ja nisi hetimin ndaj taksave franceze për gjigantët teknologjikë me më shumë se 750 milionë euro fitime digjitale globale, duke e akuzuar qeverinë franceze për shtim të pabarabartë të taksave ndaj kompanive të amerikane të teknologjisë.
Pavarësisht kundërshtimit të ShBA-së, Parlamenti i Francës miratoi një ligj të ri për vendosjen e një takse digjitale për gjigantët si "Google", "Amazon", "Facebook" dhe "Apple".
Ministri francez i Ekonomisë dhe Financës, Bruno le Maire, tha se aplikimi i taksës mbi të ardhurat e tyre digjitale do mundësojë një taksim më të ndershëm.