SHBA, interneti po aq popullor sa televizori
New York, 14 dhjetor - Amerikanët kalojnë po aq kohë para internetit po aq sa edhe para televizorit.
Ky është rezultati i një studimi të ndërmarrë nga Forrester, sipas së cilës një amerikan harxhon mesatarisht 13 orë në javë përpara internetit, po aq sa edhe para televizorit.
Koha e dedikuar internetit është rritur me 121 përqind në pesë vitet e fundit dhe sipas analistëve në këtë rrijte kanë ndikuar rrjetet sociale, ku 35 përqind e të anketuarve pranuan se ishin frekuentues të rregullt të Facebook ose të rrjeteve të tjera analoge.
Ndërkohë, 92 përqind e amerikanëve shprehen se janë përdorues të rregullet të postës elektronike.