23 Dhjetor 2024

SHBA heton shpalljet ruse në Facebook

Washington, 15 shtator - Zbulimi i rrjetit Facebook se rusët kishin paguar për shpallje politike në këtë rrjet social gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit të kaluar, ka shkaktuar aksion nga agjencia rregullatore e Shteteve të Bashkuara për praktikat gjatë fushatës.

Komisioni Zgjedhor Federal i Shteteve të Bashkuara tha dje se do ta shqyrtoj kërkesën për më tepër zbulime për atë se kush i ka postuar ato shpallje në mediat sociale dhe ka kërkuar debat publik për çështjen nëse duhet ta rishqyrtojë praktikën aktuale për përjashtimin e firmave të mediave sociale nga fushëveprimi i vet.

“Duke pasur parasysh zbulimet gjatë pak ditëve të kaluara për pagesën sekrete të mijëra shpalljeve politike nga aktorët e jashtëm, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, më nuk është e arsyeshme të ketë ndonjë dyshim se neve na duhet t’i rishikojmë dhe modernizojmë rregullat tona për Internet”, tha anëtarja demokrate e komisionit, Ellen L. Weintraub, e cila e ka shtruar këtë çështje brenda komisionit.

Ajo ka theksuar se komisioni duhet të kërkoj dëshmi publike nga rrjetet Facebook, Twitter dhe Google, për të mësuar më tepër se kush i poston shpalljet politike në rrjetet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)