SHBA do të rrisë shpenzimet për luftën kundër hakerëve
Washington, 12 prill - Vitin e ardhshëm financiar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndërmend të shpenzojë 4.7 miliardë dollarë për sigurinë kibernetike.
Sipas projektit të buxhetit federal, shpenzimet e luftës kundër spiunazhit kibernetik do të rriten me 800 milionë dollarë.
Tashmë sulmet e hakerëve, sipas të dhënave të shërbimeve amerikane të zbulimit, përbëjnë një kërcënim shumë më serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-së se sa terrorizmi.
Administrata e Presidentit amerikan Barack Obama planifikon të shpenzojë për qëllime ushtarake në vitin e ardhshëm financiar, i cili fillon më 1 shtator, më shumë se 624 miliardë dollarë.