SHBA do të padisë tre rusë dhe një kanadez për sulme kibernetike
Washington, 15 mars - Autoritetet amerikane së shpejti do të ngrisin padi penale kundër katër persona, tre prej të cilëve nga Rusia, në lidhje me sulmet masive kibernetike ndaj kompanisë Yahoo.
Agjencia Retuers dhe Bloomberg, duke cituar zyrtarë anonim, thonë se Departamenti i drejtësisë i SHBA-së, ka njoftuar se padia mund të bëhet më 15 mars.
Personat e akuzuar jetojnë në Rusia dhe Kanada.
Yahoo ka thënë në shtator se i janë vjedhur të dhënat e më shumë se 500 milionë përdoruesve gjatë hakimit të kryer përgjatë vitit 2014. Në dhjetor, kompania ka pranuar se një sulm kibernetik i vitit 2013, ka prekur më shumë se një milion përdorues.
Këto dy sulme kibernetike janë më të mëdhat në histori.