28 Dhjetor 2024

Sfida për Prishtinën digjitale me dy fitues

Prishtinë, 16 qershor - Nisma e përbashkët në mes të Komunës së Prishtinës, Innovation Centre Kosovo dhe UNDP-së “Për Prishtinën digjitale”, ka mbledhur shumë të rinj me shumë ide kreative për aplikacione të ndryshme mobile dhe ueb.

Sfida "Për Prishtinën Digjitale" i pati dy fitues me shpërblim financiar në vlerë prej 4,000 euro secilit, mbështetje dhe ekspertizë për zhvillimin e aplikacionit, mundësi inkubimi në ICK, si dhe rrjetizim me donatorë dhe partnerë të mundshëm.

-          Kategoria “Transparenca në punësim” – Ekipi “On Focus”;

-          Kategoria “Transparenca në shpenzime” – Ekipi “Mikrobiz”.

Shpërblimet u ndanë nga Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës të Prishtinës, Steliana Nedera, Zv.Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, dhe nga Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Center Kosove. Aplikacionet fituese do të vendosen në uebfaqen që shfrytëzohet nga Komuna e Prishtinës si dhe do të kalojnë një periudhë dy mujore të inkubacionit për t’u zhvilluar në aplikacione të plota.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)