24 Dhjetor 2024

Senatorët republikanë kërkojnë sqarime nga Facebook

Washington, 11 maj - Senatorët republikanë kërkuan të martën një shpjegim nga Facebook, pas njoftimeve se ish-punonjës të kompanisë kishin përjashtuar nga publikimi në faqe artikuj me prirje konservatore.

Një zyrtar i lartë i Facebook-ut tha se kompania nuk kishte gjetur prova për të mbështetur akuzat anonime.

Në një letër dërguar kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, Senatori John Thune i Dakotës së Jugut kërkoi të dite se kush vendos në kompani se cilët artikuj përfshihen në seksionin me lajmet më të diskutuara (trending), çfarë trainimi u bëhet punonjësve, nëse kompania po shqyrto se çfarë masash të marrë për t’i vënë punonjësit para përgjegjësisë.

Sipas njoftimeve të medias, punonjësit kanë përjashtuar artikuj që i kanë konsideruar si jo shumë të besueshme nga lista e atyre që gjenerojnë më shumë interes.

Tom Stocky, zv/president i Facebook-ut tha se kompania “nuk kishte gjetur të dhëna që të vërtetonin se akuzat anonime ishin të vërteta”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)