Së shpejti një satelit i ri që parashikon motin
Londër, 29 janar - Kompania britanike e prodhimit të satelitëve SSTL do të ndërtojë së shpejti një satelit për një parashikim tëri të motit të drejtuar nga Tajvani dhe SHBA-ja, bën të ditur BBC.
Ky satelit ndihmon metereologët duke matur shkallën në të cilën ndryshohen sinjalet GPS që kalojnë nëpër atmosferë. Një sërë anijesh hapësinore e ofrojnë këtë shërbim, por SSTL do të ofrojë dhe 12 shërbime më shumë.
Qëllimi është që të hidhet paketa e parë në vitin 2016-të. Është bukur të fitosh për kompaninë, të mundësh konkurse ndërkombëtare dhe është gjithashtu një projekt shumë interesant,- tha Alex da Silva Curiel nga SSTL.
Ky projekt përfshin metodologji operacjonale, shkencë e mirë mbi klimën dhe shkencë ionosferike,- shtoi ai.
Ky projekt zhvillohet nga bashkëpunimi ndërmjet kompanisë tajvaneze National Space Organization dhe asaj amerikane National Oceanic and Atmospheric Administration.