SCV investon në stratupin Kosovar Labbox për produktin edukativ për fëmijë
Prishtinë, 15 maj - South Central Ventures ka shtuar Startupin e teknologjisë edukative Labbox në portfolion e tyre. Startupi kosovar ka mbyllur një investim fillestar i cili ka për qëllim ta ndihmojë kompaninë që të sjellë produktet e tyre unike për teknologji (STEM) në treg.
Produktet e Labboxit ofrojnë eksperiencë zbavitëse edukative, të bazuar në planprogram vetanak, e cila i lejon fëmijët të mësojnë për teknologjinë duke kaluar nëpër sfida të cilat vijnë në formë të Box-ave.
Ky është investimi i parë i SCV’s në një startup të bazuar në Kosovë, i cili do të mundësoje prodhimin e parë të produkteve të Labboxit në tregun tonë.
Labbox zgjidh një problem shumë të rëndësishëm i cili prek mënyrën si fëmijët mësojnë për teknologji.
Qëllimi i Labboxit është qe te ndërrojë qasjen ndaj teknologjisë e cila nis me frikën nga gabimet, drejte nxitjes se eksperimentimit.
Aq me tepër produkti është i tille qe i mëson dhe inkurajon fëmijët te mësojnë prej gabimeve te tyre.
Qasja e re e Labboxit sjell mësimin nga tregimet kreative te cilat nxisin fëmijët te provojnë dhe te gjejnë zgjidhje për sfidat ne mënyre te pavarur, qasje kjo e cila qëllimisht është larguar nga instruksionet ‘hap pas hapi’ te cilat shpesh janë te përdoruara.
Për ta bërë teknologjinë dhe konceptet e saj më të kapshme për fëmijët, Labboxi ka dizajn hardware i cili jep informacion fëmijëve përmes një gjuhe të ngjyrave, gjuhë kjo e cila i udhëzon gjatë përdorimit të produkteve.
Qasja unike ndaj mësimit të cilën e ka implementuar Labbox, ka tërhequr vëmendjen e shumë edukatorëve nëpër bote, si dhe është pilotuar në disa shkolla publike në Kosovë.
Kujtojmë që Labboxi ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Londër në vitin e kaluar, finalist në SLUSH – njërin nga eventet më të mëdha botërore i startupeve, në Helsinki, si dhe është ekip virtualisht i inkubuar ne iCK.
Themelueset, motrat Arta dhe Fiona Shehu, kanë filluar Labboxin në 2018 në klasat e Akademisë jCoders. Me ndihmën e ekipit të tyre, si dhe me mbi mijëra orë të testimit të komponentëve të ndryshme dhe planprogrameve me nxënësit e vet, lindi Labbox.
Sot Labboxi përbehet nga një ekip i personave me shkathtësi të theksuara në elektronikë, programim dhe edukatorë te certifikuar në fushën e Shkencës, Teknologjisë, inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).
Kjo ekipë është e vetmja ne rajon e cila gjithashtu ka fituar certifikimin STEM nga AdvancEd, Agjencia më e madhe e akreditimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Si shpenzojnë kohën fëmijët tonë me teknologjinë, e definon edhe qasjen, edhe konceptet e tyre përballe teknologjisë në të ardhmen.
Labbox jo vetëm qe ofron eksperiencën e nevojshme për të mësuar dhe krijuar në teknologji, gjithashtu lëviz qasjen nga frika prej gabimeve drejtë asaj e cila shfrytëzon gabimet për të mësuar.
Kjo mënyrë e të menduarit ndërton një gjeneratë të individëve që zgjedhin probleme dhe kanë koincidencën të gjejnë zgjidhje të ndryshme për problemet e kohës sonë” – tha Arta Shehu Zaimi, CEO dhe themeluese e LabBox.
Tatjana Zabasu Mikuž, SCV Managing Partner, shton: “Unë jam gjithmonë në kërkim të themelueseve të cilët me inspirojnë, me njohuri të gjerë, të cilët po adresojnë sfidat e botës së sotme. Të kem mundësi të punoj me një ekip kreativ dhe të aftë i cili ka për mision të përgatit fëmijët për sfidat e së ardhmes, është jashtëzakonisht entuziazmuese dhe jam shumë e lumtur që jemi duke i përkrahur në këtë mision.