Scania dhe Volvo me teknologji kundër sulmeve terroriste
Stokholm, 30 maj - Autoritetet suedeze dhe prodhuesit e makinave "Scania" dhe "Volvo" janë të gatshëm të demonstrojnë se si teknologjia digjitale mund të pengojë përdorimin e kamionëve në raste sulmesh terroriste.
Interesi për këtë teknologji, e quajtur gardhi mbrojtës, u ideua pas sulmit me kamion në kryeqytetin Stokholm të suedisë, në prill 2017, me pasojë 5 të vdekur.
Duke përdorur sistemin e pozicionimit global, GPS, i cili lokalizon mjetin, teknologjia do të mund të ulë automatikisht shpejtësinë e mjetit duke kufizuar në këtë mënyrë dëmet që mund të shkaktojë në një zonë pedonale.
Prej vitit 2016 e këtej, në shumë prej qyteteve ku u kryen sulme teroriste, si në Barcelonë, Nisë apo Berlin, u përdorën kamionët.
Një avantazh potencial do te jetë ai i regullimit të konsumit të karburantit të automjeteve ose garantimi që në disa zona të jenë të autorizuar të hyjnë vetëm mjetet me norma ndotjeje shumë të ulta.
Disa traspotues e përdorin aktualisht këtë sistem për lokalizimin me anë të sistemit GPS.
Alarmi aktivizohet kur një mjet devijon nga një rrugë e projektuar në GPS.