Satelit rus bëri fotografinë më të detajuar të Tokës
Moskë, 16 maj - Fotografia më e suksesshme e Tokës deri më sot nga kozmosi konsiderohej Blue Marble, e bërë që në vitin 1972 me aparatin Apollo 17, dhe që atëherë vetëm rinovohet me përpjekjet e NASA-s.
Por kohët e fundit Blue Marble iu shfaq një konkurrent. Fotografia është bërë me anë të satelitit meteorologjik rus "Elektro-L" dhe ka një cilësi të papërsëritshme prej 121 Megapixels.
Ngjyrat e pazakonta të fotografisë shpjegohen me faktin se kamera e satelitit sheh në diapazonin infra të kuq, nga i cili bimësia duket e kuqërremtë.