22 Dhjetor 2024

SAP duhet të dëmshpërblejë Oracle me 1.3 miliard $

California, 25 nëntor - Një gjykatë kaliforniane në SHBA dënoi me 1.3 miliard dollarë gjigantin gjerman të prodhimit të software-ve, SAP.

Gjykata njohu si të drejtë pretendimin e kompanisë Oracle, rivalja e SAP në këtë fushë, e cila akuzonte kompaninë gjermane për dhunim të së drejtës së autorit.

Në fakt një seksion, tashmë i mbyllur i SAP shkarkoi dhe përdori një software nga Oracle pa kryer asnjë lloj pagese dhe pa marrë më parë miratimin e kompanisë amerikane.

Gjithësesi gjoba e vendosur prej 1.3 miliard dollarësh është disi larg shumës prej 3 miliard dollarësh që kërkonte Oracle.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)