Samsung vlerësohet me 36 çmime për dizajnin dhe teknologjinë e shkëlqyer
New Jersey, 10 Nëntor - Samsung Electronics Co., Ltd., lideri global në teknologji, njoftoi sot se 36 produktet e saj më të fundit janë vlerësuar si fituese në CES® 2018 Innovation Awards.
Produktet u vlerësuan në këtë program prestigjioz për dizajnin dhe projektimin e teknologjisë më të fundit në pajisjet e konsumit në 28 kategori.
Produktet e Samsung të vlerësuara me çmime përfshijnë kategoritë më të mira të inovacionit, Realitetin e Shtuar dhe atë Virtual, produktet që vishen, Video Displays, Pajisjet shtëpiake dhe Smart Home.
Përveç kësaj, kjo shënon vitin e parë ku Samsung ka fituar në kategoritë e CES Innovation Award të Fitness, Sports dhe Biotech me Gear Sport, Gear Fit2 Pro dhe Gear IconX (2018).
"Inovacioni është ADN-ja jonë, siç është angazhimi ynë për të ofruar produkte transformuese që krijojnë përvoja të rëndësishme për konsumatorët tanë," tha Tim Baxter, president dhe CEO i Samsung Electronics në Amerikën e Veriut.
"Vlerësimi nga kolegët tanë të industrisë, vit pas viti, për zhvillimin tonë të pandalur të dizajnit dhe teknologjisë inovative është me të vërtetë një nder."
Çmimet e dhëna nga CES Innovation Awards sponsorizohen nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorëve (CTA) ™, themeluese dhe organizatore e CES. Shumë nga produktet e njohura të kompanisë Samsung do të jenë të shfaqura në CES 2018, e cila do të mbahet nga data 9 - 12 Janar 2018, në stendën e Samsung (# 15006), e vendosur në Sallën Qendrore të Qendrës së Konventës në Las Vegas.