Samsung teston me sukses gjeneratën e pestë të teknologjisë wireless
Seul, 13 maj - Samsung Electronics ka thënë se ka testuar me sukses gjeneratën e pestë të teknologjisë wireless, e cila është disa qindra herë më e shpejtë se rrjetet aktuale 4G.
Samsung ka thënë se ka qenë në gjendje të transferojë të dhëna prej më shumë se një gigabajti për sekond, në një distancë prej dy kilometrash.
Gjiganti i Koresë së Jugut po ashtu ka thënë se teknologjia e re do tiu mundësojë përdoruesve të shkarkojnë një film të tërë për një sekond.
Kompania nuk pret që kjo teknologji të jetë gati për treg deri në vitin 2020.