26 Dhjetor 2024

Samsung sjell telefonin Galaxy Xcover 3

Seul, 13 mars - Galaxy Xcover 3 është telefoni samsung i cili është më rezistent se të tjerët.

Ai përmban ekran 4.5 inç me rezolucion WVGA dhe fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz.

Ndër karakteristikat e tjera të këtij telefoni mund të përmendim ë 1.5GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, kamerë të pasme 5 megapikselë e aftë për të regjistruar foto edhe nën ujë, kamerë ballore 2 megapikselë dhe bateri me kapacitet 2,200 mAh. Samsung Galaxy Xcover 3 ka edhe sensorë GPS dhe ofron lidhjen LTE.

Telefoni ka marrë certifikimin MIL-STD-810G që siguron për një mbrojtje më speciale ndaj kripës, pluhurit, lagështisë, shiut, vibrimeve, rrezatimit solar, transportit dhe shokut termik.

Ai ka marrë gjithashtu certifikimin IP67, që do të thotë se mund të rezistojë në një thellësi uji prej 1 metrash për 30 minuta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)