24 Dhjetor 2024

Samsung shet 52 milionë telefona në tremujorin e dytë

Seul, 27 korrik - Gjiganti korean i telefonave Samsung ka shitur 52 milionë telefona të zgjuar në tremujorin e dytë, dy herë më shumë se numri i iPhone-it të shitur nga Apple.

Sigurisht, kjo është falë telefonit Samsung Galaxy S3, i cili ka shitur samsung-galaxy-s3-reaches-10-million-sales\" target=\"_blank\">10 milionë pajisje në vetëm shtatë javë, shkruan krokodili.com.

Edhe pse Samsung është dominues në tregun e telefonave inteligjentë, firma kërkimore pretendon se “Apple padyshim do të ngushtojë diferencën” pas nxjerrjes të iPhone 5-ës.

Megjithatë, Apple ka nevojë për të bërë “diçka të veçantë” me iPhone 5-ën. iPhone-it të ardhshëm do t’i duhet diçka e veçantë, sidomos nëse pajisja ka ekran 3.5-inç, i cili është shumë i vogël në krahasim me Galaxy S3 (4.8-inç).

Samsung nuk duhet të shqetësohet për Nokia-ën dhe RIM-in, megjithatë raportet tregojnë se Blackberry ka shitur 7.4 milionë aparate në tremujorin e dytë dhe Nokia ka arritur të shpërndajë vetëm 10.1 milionë.

Në fakt, raportet tregojnë se Sony është prodhuesi i vetëm i telefonave të zgjuar, që ka potencial të fortë të superojë Android-in, ku HTC-ja dhe Motorola janë në rënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)