24 Dhjetor 2024

"Samsung" sfidon vendimin e gjykatës

Seul, 25 gusht - Kompania "Samsung" planifikon të sfidojë vendimin e një gjykate amerikane, për t’i paguar mbi 1 miliard dollarë dëme kompanisë "Apple".

Gjykata Federale në Kaliforni ka gjetur fajtor "Samsung"-un, për shkelje “me dashje” të disa patentave të "Apple"-it në krijimin e produkteve të veta mobile.

“Do të paraqesim menjëherë mocionet për të përmbysur këtë vendim të gjykatës. Nëse nuk kemi sukses, do të apelojmë vendimin në gjykatën e apelit”, thuhet në deklaratën e kompanisë "Samsung", raporton CNN.

Padia ishte vetëm njëri nga disa rastet ndërmjet kompanisë me seli në Kaliforni, "Apple", dhe asaj në Korenë e Jugut, "Samsung", në lidhje me të drejtat e teknologjisë dhe inovacionin në sektorin e telefonave mobilë.

Kompanitë kanë paditur njëra-tjetrën edhe në Britani, Australi dhe në Korenë e Jugut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)