Samsung S6,smartfoni me ekranin më cilësor në botë
Ky titull i jepet nga DisplayMate ekipi i së cilës kryen testime ekskluzive të ekrane të smartfonëve duke ofruar analiza të performances, densitetin e pikselave, saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin dhe të tjera matje të sofistikuara.
Presidenti i DisplayMate tha se telefoni i ri i Samsung arrin rekordet e performancës të një ekrani smartfoni në disa aspekte si: rezolucioni, numri i pikselave per çdo inç dhe saktësinë e ngjyrave.
Ai tha se ishte i mahnitur nga rezolucioni 2560×1440 që ofron 577 piksel për çdo inç. Për të krahasuar, ekrani i Galaxy S5-sës numëronte vetëm 432 piksel për inç. Gjithësesi, Galaxy S6-tës i duhet të ndajë fronin me kushëririn tjetër, Galaxy Note 4.
Aftësia e Samsung për të ruajtur një performancë dhe cilësi të pakrahasueshme edhe në ekranet e smartfonëve më të vegjël është diçka për tu lavdëruar. Samsung tashmë na ka mahnitur të gjithëve me dizajnin dhe materialin e ri të ndërtimit në Galaxy S6, dhe analiza e DisplayMate i vë kapakun suksesit të kompanisë me këtë smartfon.
Sipas një raporti të fundit, informacionet qe po qarkullojnë tregojnë se Samsung është ballafaquar me 20 milion njësi të porositura të Galaxy S6 dhe S6 Edge akoma pa dalë në treg. Sipas Korea Times, ky është një rekord i pashoq arritur nga një kompani smartfonësh përpara nxjerrjes në shitje të një produkti.
Porositë llogaritet të jenë 15 milion Galaxy S6 dhe 5 milion S6 Edge. Këto porosi janë nga distributorët dhe operatorët e telekomunikacionit jo porositë nga konsumatorët. Galaxy S6 fuqizohet nga një proçesor i vetë kompanisë Samsung, tetë bërthamëshi Exynous së bashku me 3GB RAM.
Smartfoni ka një ekran 5.1 inç Quad HD Super AMOLED, një kamër 16 Megapixel të pasme dhe bateri 2550 mAh.
Marrë nga: ATA